Ajo mund të duket si “rrangalle”, por në fakt është një “lubi” prej metali me 1200 kuaj fuqi që tërheq vagonët edhe sot e kësaj dite nëpër hekurudhën tejet të amortizuar shqiptare.
Lokomotiva e prodhimit sovietik ‘Tgm6’, përdoret edhe sot nga kompania shqiptare “BETONPLUS”, e cila transporton materiale inerte nga Kopliku në Sukth.
Lokomotiva ka ardhur nga Mali i Zi, ndërsa historia e saj zë fill në epokën Jugosllave, si pjesë e Hekurudhës Jugosllave, logon e të cilës e mban në të dy drejtimet (JŽ, ЈЖ në alfabetin Cirilik).
Sipas faqes profesionale “Albanian-Transport”, lokomotiva “Tgm6-002” është prodhuar në vitin 1988 nga Fabrika e Lokomotivave Diesel “Lyudinovski” pranë Moskës (Люди́новский тепловозострои́тельный заво́д).
“Tgm6” është lokomotivë diesel-hidraulike me katër akse dhe me 1200 kf./Albanian-Transport.com/Mapo.al/