Aktualitet

Tha se do të japë dorëheqjen, Balla: Meta të mbajë fjalën






               Publikuar në : 14:55 - 09/10/19 |
mapo.al

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për raportin e Komisionit të Venecias lidhur me kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës.


Balla tha se kur ky organ i gjithëpranuar në Europë flet, atëherë të gjithë të tjerët duhet të heshtin.



“Kërkesa jonë flet për një shkelje të rëndë të Kushtetutës, sepse kush i heq të drejtën popullit për të zgjedhur, shkel rëndë Kushtetutën. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshtin.

Jam një prej palëve të ftuar në Komisionin e Venecias për të sjellë kënvështrimin tonë. Dua të ndaj me ju që edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak, që padyshim janë pjesë e procedurës strikte të Komisionit të Venecias. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshin.

Komisioni i Venecias ka meritë të veçantë në historinë e shtetbërjes të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo Kushtetutë që kemi, ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të dhënë nga Venecia. Dua që të gjithë ta presin me respekt verdiktin e Venecias dhe pastaj kush u zotua që do mbajë fjalën, ta mbajë”, tha Balla.

Socialisti është pyet dhe për datën 13 tetor, e cila është dekretuar nga Presidenti si data e zgjedhjeve të reja vendore, por Balla tha se atë ditë do të përkrahë kombëtaren shqiptare dhe fituesit e Maratonës së Tiranës.

“Ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri të gjithë atyre që e kanë dëshirë sportin dhe ju uroj suksese atyre që do fitojnë maratonën e Tiranës”, tha ai.

Kujtojmë se më herët presidenti Ilir Meta në studion e Çim Pekës deklaroi se nëse Komisioni i Venecias do të konstatonte shkelje të Kushtetutës nga ana e tij, atëherë ai do të jepte dorëheqjen.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas