Aktualitet

Thaçi i del në mbrojtje Pacollit: Grupi i Kurtit të ndalë urgjentisht kërcënimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:53 - 02/05/20 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj kërcënimit të bërë ndaj Behgjet Pacollit nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Sveçla kishte deklaruar se nëse kreu i AKR-së do të hynte ilegalisht në Kosovë, do të arrestohej.


Përmes një postimi në Facebook, Thaçi i del në krah Pacollit duke thënë se kërcënimet nga grupi i kryeministrit Kurti janë të rrezikshme për demokracinë dhe duhet të ndalen urgjentisht.


”Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës. HTH”



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas