Presidenti i Kosovës ka folur sot për mediat, teksa e ka cilësuar ‘korrigjimin e kufijve’ me Serbinë si një korrigjim për padrejtësistë ndaj shqiptarëve.
Hashim Thaçi u shpreh se Kosova nuk do të mbetete peng i njerëzve të dështua, ndërsa garantoi se do të dëgjojë vullnetin e qytetarëve.
“Kjo është një çështje që duhet zgjidhur për t’u anëtarësuar më pas në BE dhe NATO” – tha kreu i shtetit.
Thaçi i është përgjigjur edhe kryeministrit Haradinaj rreth deklaratave se ideja e Thaçit për shkëmbim të territoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Por, presidenti Thaçi ka deklaruar se kërkesa do t’i dorëzohet Brukselit, i pëlqen apo jo dikujt.