Aktualitet

Thaçi kritikon ashpër Kurtin: Hapet me Serbinë dhe mbyll Kosovën nga Shqipëria





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 01/06/20 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili vendosi që shqiptarët që hyjnë në Kosovë të karantinohen për 7 ditë. Thaçi e quan të absurditet një vendim të tillë, ndërkohë që siç thotë ai me Serbinë ka hapur kufijtë pa asnjë procedurë.


“Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19.


Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave. Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyll Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar!


Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!”, shkruan Thaçi në Facebook.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas