Saturday, April 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Thaçi me tezën e Ramës, Meta: Diabolizëm i gjallë

by mapo.al
26/05/2019
in Kryesore, Politika
0

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, flet hapur për idenë e një Shqipërie të Madhe, e cila mund të përfshijë pjesë të Maqedonisë dhe Kosovës”, shkruante përpara Samitit të Berlinit revista më e madhe në Gjermani, Spiegel.

Kurse gazeta Tagesspiegel shkonte më tej kur theksonte: “Merkel është rreptësisht kundër një shkëmbimi të tillë territorial. Frika e saj është se një demarkacion përgjatë vijave etnike do të shkaktojë një efekt domino në Ballkan. Për shembull, kryeministri shqiptar Edi Rama ka ambicie për Shqipërinë e Madhe- duke përfshirë shqiptarët në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”.



Vetë Edi Rama ka folur disa herë për bashkimin me Kosovën, por këtë fundjavë, radhën e kishte presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Nga Hasi, ku mori titullin ‘Qytetar Nderi’, ai tha se në një të ardhme të afërt, shqiptarët do të jetojmë bashkërisht në një shtet.

“Ju keni qenë bashkërisht me ne në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri, bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri”, është shprehur Thaçi.

Por ndërsa retorika e Thaçit dhe e Ramës vazhdon në një linjë, para pak ditësh, presidenti shqiptar e quajti këtë një delirim diabolik.

“Kam dëgjuar shpesh që thonë, ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Po pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët… Këto delirime gjoja patriotike më shumë se folkorizëm janë një diabolizëm i gjallë. Janë përpjekje e politikanëve autoritarët për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme, për të provuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit. Dhe ikin të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë sa shumë herë këtu në Ballkan”, tha Meta.

Tags: bashkimiEdi Ramahashim thaciIlir Metashqiptaret

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Next Post
Snapchat, punëtorët kanë ndërhyrë tek të dhënat e përdoruesve

Snapchat, punëtorët kanë ndërhyrë tek të dhënat e përdoruesve

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In