Politika

Thaçi në Hagë – Meta: Revansh i Serbisë, për të dëmtuar sovranitetin e Kosovës









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 05/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, në një lidhje ‘LIVE’  në emisionin ‘Opinion’ ka reaguar për dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit, pasi ky i fundit komunikoi sot aktakuzat e ‘Hagës’ për krime lufte.



Meta tha se qëllimi është për të dëmtuar luftën dhe zhbërjen e Kosovës. Më tej, Meta tha se ky është një revansh i Serbisë, për të dëmtuar sovranitetin e Kosovës.


Thaçi tha sot në mesditë se nuk preferoi të shkojë përpara tribunalit të Hagës si president i Kosovës, por si qytetar i thjeshtë,  duke dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit, për t’u përballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.




Edhe ish-kryetari i PDK, Kadri Veseli pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës, ka dhënë dorëheqje sot nga të gjitha funksionet në politikë, rrjedhimisht edhe nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Lexo edhe :  Meta thirrje partive: Kandidatët për deputetë të mos jenë të lidhur me krimin


LEXO EDHE: 


Jep dorëheqjen Hashim Thaçi: Nuk është lamtumirë, vetëm mirupafshim!

1


Etiketa: , , ,

Pas