Aktualitet

Thaçi: Nëse Kurti do respektonte këshillat e mia, do ishte kryeministër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:52 - 11/06/20 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Albin Kurti si kryeministër është shkarkuar më shumë nga gabimet e tij sesa të ketë pasur një plan për ta rrëzuar.



“Unë nuk jam i përfshirë në asnjë qeveri që duhet kjo qeveri apo jo. Unë nuk jam president teknik, por nga kjo forcë politike. Natyrisht respektoj Kushtetutën e vendit tim që më jep përgjegjësi që të respektoj institucionet e Kosovës. Unë takohem me të gjithë liderët e partive politike.


Nëse kërkohet ndonjë mendim, unë këshilloj. Një deputet më ka thënë t’i jap mendim dhe unë i kam thënë se do të ishte mirë që të krijohej një qeveri për vendin. Nuk ka të bëjë fare me këtë person apo tjetër.




Unë edhe Kurtin e kam këshilluar. Nëse do kishte respektuar ato që i kam thënë, do të ishte kryeministër sot. I kam thënë që të ketë kujdes me Serbinë që të mos jetë aq miqësor me ta dhe që të jetë shumë i kujdesshëm me ndërkombëtarët.



Arsyet e shkarkimit i di gjithë bota, partneri i koalicionit i iku nga qeverisja. Shkarkimi ka qenë i hapur. Ka qenë qeveria më jetëshkurtër në historinë politike të vendit. Është shkarkuar më shumë nga gabimet e veta sesa të ketë pasur plan”, tha Thaçi.


I pyetur se përse qeveria e Kurtit u rrëzua në kohë pandemie, Thaçi tha se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të dëshmojnë se funksionojnë në çdo kohë.

Lexo edhe :  Sondazhi - 52 për qind duan Bashën Kryeministër

“Kosova është shtet i pjekur demokratik. Kosova ka edhe politika shëndetësore. Ka treguar zotësi të funksionimit të demokracisë. Çdo veprim në çdo kohë është për shtetin e Kosovës. Vendi kishte përplasje ndër-partiake që nuk janë punë e imja”, u shpreh Thaçi.

Më tej, Thaçi tha se Kurti u afrua më shumë se ç’duhet me Serbinë.

“Unë kam qenë entuziast që Albin Kurti të vijë në zyrën time. U përgjigj pas 5 pyetjeve, sepse isha i padurueshëm që si president që Kosova të kishte qeveri, sepse të jetë Prishtina pa qeverisje ishte e dëmshme. Në momentin që ka ardhur në zyrën time, e kam dekretuar dhe u formua qeveria e re.

Unë sa të jem president dua që të mos ketë vakum institucional, këtë nuk duhet ta vuajnë qytetarët e Kosovës. Sot kemi qeveri dhe duhet normalitet. Duhet të mos ketë barriera për vazhdimin e funksionimit të institucioneve të Kosovës.

Për Kurtin kam pasur këshilla që të mos sillet thuajse në mënyrë armiqësore, të heqë pengesat me Shqipërinë, të ruajë raportet me ndërkombëtarët. Duhet të shmangeshin egot personale. Afrimi me Serbinë ka qenë i paargumentuar dhe nga askush nuk është mirëpritur në Kosovë e është i panevojshëm. Mund të fitosh zgjedhjet, por duhet që të dish të qeverisësh”, vlerësoi Thaçi.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas