Rajoni

Thaçi pas kthimit nga Haga: Ky proces do të vulosë rolin historik të UÇK-së









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:15 - 18/07/20 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka garantuar se cilado qoftë rrjedha e kohëzgjatjes dhe rrjedhës së procesit të tij në Hagë historia e Kosovës nuk preket dhe rishkruhet.



Ai thotë se procesi i tij është në vazhdën e përbaltjes dhe akuzave ndaj UÇK-së që ka një rol të patjetërsueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës.


Historia nuk mund të rishkruhet nga askush. Ju them që ky process nuk mund të rishkruajë këtë histori, sepse është vulosur me gjakun dhe sakfrificën e një populli me liri.




Cilido qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja, historia e fitimit mbi një pushtues do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush.



Ky procesi i radhës është në vazhdën e shpifjeve dhe akuzave ndaj UÇK. Por ky proces do vulosë rolin historik të UÇK-së si një rol i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Këto përbuzje ndaj Kosovës e shqiptarëve, represioni deri në masa gjenocidiale, do të jetë një nga faqet më të errëta që nuk do rishkruhet në Kosovë.


Unë pata rol në shtetformimim e Kosovës. Ndjehem më fort i sigurt për sakrificën personale për zbardhjen e kësaj historie 22-vjeçare. Një histori e mbushur me lëndime dhe akuza ndaj bashkëluftëtarëve të mi.”– tha Thaci.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas