Politika

Thaçi sulmon sërish: Berisha ka furnizuar Millosheviçin me armë







               Publikuar në : 23:09 - 20/05/19 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar sulmin e tij ndaj Sali Berishës. I ftuar sonte në emisionin “Open” në TCH, ai tha se:“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”.


“Saliu ka qenë gjithmonë që Kosova të jetë autonomi kulturore nën Serbinë. Ai ka pasur vullnetin dhe ka treguar angazhim që Kosova të mbetet nën Serbi”, shtoi Thaçi, duke akuzuar se “Sali Ramë Berisha ka furnizuar Millosheviçin me kallashnikovë që të vazhdonte gjenocidin në Kosovë”, tha ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas