Aktualitet

“Thaçit i dërgoj një përqafim” – Rama në Kukës: Pse aeroporti quhet “Zayed”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:40 - 18/04/21 |
mapo.al

Sot në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë. Sikundër u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, udhëtarë janë të rinj emigrantë në Londër. Rama gjatë fjalës së tij shpjegoi se përse aeroporti do të mbajë emrin “Zayed, Flatrat e Veriut”






Pse quhet kështu Zayed? Sepse nuk është thjesht një aeroport i ri por njëkohësisht edhe një vend kujtese dhe godina e këtij aeroporti është një edhe një tempull i kujtesës së kësaj toke, kësaj zone, por edhe shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë dhe kudo sepse në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë, viktima të spastrimit etnik dhe u dyndën drejt Shqipërisë.


Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed, i bri i sheikut Zayed, që me një vizion gjenial arriti t’u japë atyre Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i ati e nisi të birin nga ai që sot është kryeministri i Dubait për t’u kujdesuar për valën e spastrimit etnik.





Gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie të jashtëzakonshme solidariteti për ata që atë moment kishin nevojë për forcën e dashurisë dhe kujdesjes dhe princi i kurorës Mohammed bin Zayed, e kujton si i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare”.



Lexo edhe :  Denoncon Gazment Bardhi: Si u përdorën legalizimet për vota nga Rama-Balluku

Aeroporti është Flatrat e Veriut, pasi këtu në veriun e Shqipërisë, nga Kukësi dhe matanë dhe prej andej nga erdhën motrat dhe vëllezërit tanë është i gjithë veriu i shqiptarëve, ku u shkruajt një nga historitë më tragjike, por me fundin më të lumtur.


Brenda në aeroport do të gjeni jo vetëm një tribut për atë që ishte ideatori i pistës së solidaritetit, por edhe për ata që ishin shëmbëlltyra e dhimbjes dhe e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë, por edhe e një rezistence, pjesë e karakterit të shqiptarëve që kurrë nuk duhet ta humbasim” tha ai.

Kryeministri u shpreh se sot i mungon Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës që prej disa muajsh ndodhet në Hagë në përballjen me drejtësinë.

“Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet një moment, kur Thaci dhe Rugova të ulur bashkë i hapën rrugë procesit pa kthim, çlirimit përfundimtar të Kosovës”-tha ai.

LEXO EDHE: 

Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas