Shëndeti

Thanat kanë shije të athët, por ju ndihmojnë kundër diarresë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:55 - 23/11/21 |
mapo.al

Thanat kanë shije të athët, por gjithsesi, preferohen të freskëta, në trajtë kompostoje, prevedeje, marmalade, etj. Janë pemë të egra që rriten në vende të ndryshme edhe në pyje. Për qëllime mjekësore, përdoren kokrrat e thanës, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e frutave.






Frutat e thanës përmbajnë vitaminë C, acide organike, etj. Lëngu i tyre përdoret me sukses në ekzemat e lëkurës, nëse merret nga një filxhan në mëngjes esëll. Po në ekzema mund të përdoret edhe mielli i thanës, duke pudrosur fshikëzat e lëkurës së sëmurë nga ekzema.


Diarreja te fëmijët







Thanat kanë veti rrudhëse dhe ndihmojnë në eleminimin e diarresë te fëmijët e vegjël. Për këtë merret një masë prej 1 kg thanash të pjekura dhe zihen mirë me pak sheqer, derisa të përftohet një reçel i njëtrajtshëm. Nga ky reçel u jepet fëmijëve të vegjël dy lugë kafeje në ditë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.




Uji i mbledhur në bark



Për të sëmurët me acid ose “ujë në bark” këshillohet të merret një grusht thanash gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të ziejnë në një litër ujë, për një orë. Kullohen mirë dhe ky lëng përzihet me lëngun e përftuar nga shtrydhja e disa shegëve të egra. Nga kjo përzierje merret nga një lugë gjelle, çdo ditë.

Diarreja

Merren 300 gr bërthama thanë të pjekura mirë dhe piqen si kafe. Kur të marrin ngjyrë të zezë ato bluhen imët në mullirin e kafesë. Mielli i përftuar përzihet me 1 kg sheqer. Prej kësaj mase fëmijëve u jepet 3 herë në ditë, nga 1/3 e lugës së kafesë në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle, 1-3 herë në ditë.

Ekzemat e lëkurës

Në ekzemat e lëkurës përdoret me efekt të mirë eshka, ose kërpudha e thatë e thanës. Për këtë kurë duhet 30 gram eshke thane. Ajo zihet në 200 ml ujë. Lëngu i fituar, pihet nga një filxhan kafeje, në mëngjes esëll.

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas