Aktualitet

‘Thashë a do t’ia dal’. Lindita Nikolla tregon emocionet si kryetare e Kuvendit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:29 - 27/09/21 |
mapo.al

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka zbuluar emocionet dhe dilemat me të cilat e priti besimin e kësaj detyre nga kryeministri Rama dhe mazhoranca.






E ftuar në “Rtv Ora”, Nikolla tha se nuk e kishte pritur këtë detyrë, pasi zgjedhja e saj është edhe një ngjarje historinë për Kuvendin e Shqipërisë, ku është e dyta pas Jozefina Topalli në këtë post.


“Ka qenë një rezultat te disa vektorësh ndjesish. Ishte e papritur, pastaj për të vijuar me një lloj emocioni që lidhet të veçantë që lidhet me një përgjegjësi tejet të lartë që nuk e kisha menduar kurrë në jetë. Më pas me atë krijimin e qetësisë dhe refleksionet e domosdoshme që shoqërojnë këto ndjesi që: A do t’ia dal, a do të jem në gjendje të përfaqësoj këtë post të lartë që më është besuar dhe a do të mund të përmbush të gjitha pritshmëritë që ata që më votuan edhe në parlamentin e Shqipërisë të marrin mbrapsht besimin që më dhanë. Këto ishin momentet e para dhe ditë pas dite me marrjen e detyrës përgjegjësia vjen e rritet, seriozitetit po ashtu dhe besoj hap pas hapi edhe momentet e tjera krahas futjes në linjën dhe rrjedhën e punëve të parlamentit që lidhen  me punën, rezultatet, dialogun, debatet,” tha Nikolla në emisionin “Drejt”.







2







Etiketa:

Pas