Aktualitet

“Thashë PO!”/ Rudina Dembacaj ndan me ndjekësit propozimin romantik të Frrokut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 24/09/20 |
mapo.al

Rudina Dembacaj do të martohet për të dytën herë.


Partneri i saj, Mark Frroku i ka propozuar për martesë dy ditë më parë teksa e ka surprizuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia.


Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rudina, përmes një postimi në “Instagram”.


“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë! P.S. I thashë PO!”– shkruan Rudina krahas postimit.


Aktorja  e humorit e konfirmoi lidhjen me Frrokun në fillim të këtij viti, duke postuar një foto përkrah tij nëpër rrjete sociale.


Lidhja mes dyshes u komentua gjerësisht nga mediat, sikundër edhe divorci i Dembacajt nga Aleks Varfaj. Risjellim në vëmendje se aktorja ka nga martesa e parë një vajzë të vogël me emrin Viktoria.


Etiketa: ,

Pas