Nuk ka ngjarje kulturore në Shqipëri që ka provokuar më shumë reagime në median e huaj se kjo. Prej kohësh nuk ishte parë një ekspozitë me kaq mbulim mediatik në Perëndim.
Bëhet fjalë për ekspozitën ‘The Donald’ të piktorit shqiptar, Avni Delvina.
Dhjetëra media të huaja kanë publikuar detaje nga kjo ekspozitë e hapur në Tiranë.
Disa prej punimeve më pikante të Delvinës po bëjnë xhiron e rrjetit. Media si AFP apo Breitbart i kanë bërë jehonë ekspozitës.
Por në fakt edhe mijëra shqiptarë e kanë ndjekur këtë ekspozitë me interes.
“Ekspozita “The Donald” u vizitua nga mijëra njerëz dhe organizatorët u befasuan nga numrat e vizitorëve, po ashtu edhe nga komentet e ndryshme që u bënë për veprat e Avni Delvinë,” raporton Zëri i Amerikës.