Qeveria e Boris Johnson është rrëzuar. Kryeministri britanik u largua, pasi për muaj të tërë po kalonte nga një skandal në tjetrin. Pas kritikave të njëpasnjëshme të deputetëve të tij, ai ka pranuar se “epoka e tij” mori fund. Johnson ka kërkuar të qëndrojë deri në vjeshtë, por kjo ka qenë e pamundur.
Pretendohet se, kryeministri britanik u rrëzua për shkak të pandershmërisë gjatë qeverisjes së tij, dhe kjo të bën të mendosh se, ndryshimi i lidershipit mund të jetë zgjidhje për Britaninë. Por, në të vërtetë, problemet janë akoma më të thella. Nëse Partia Konservatore në pushtet nuk i mbledh forcat për të përballuar vështirësitë e shumta sociale dhe ekonomike, atëherë situata për Britaninë, sa vjen dhe do të përkeqësohet. /Përshtatur nga The Economist