fbpx

Aktualitet

The Sun: Florian Marku, boksieri për të cilin s’keni dëgjuar më parë





               Publikuar në : 19:45 - 18/09/19 |
mapo.alm

Florian Marku mund të jetë një emër shumë i njohur për tifozët shqiptarë, por për publikun e gjerë në Angli, ku ai po jeton e bokson së fundmi, mbetet një enigmë. Për këtë arsye, edhe gazeta e njohur britanike “The Sun” i ka kushtuar një speciale 26-vjeçarit shqiptar i cili këtë të premte zbret përsëri në ring në Londër.


“Florian Marku mund të jetë boksieri më popullor për të cilin nuk keni dëgjuar ndonjëherë”, shkruan e përditshmja britanike për shqiptarin, duke shpjeguar se me vetëm 3 duele në Angli, Marku ka arritur të fitojë popullaritet dhe të mbushë sallat në Londër. Në korrik, ndeshja e tij u ndoq edhe nga Xherdan Shaqiri në sallë, ndërsa ai ka një miqësi me Shkodran Mustafin e Granit Xhakën me të cilët takohet shpesh.



“Për tifozët në Mbretërinë e Bashkuar unë jam një emër i ri dhe i panjohur, por në Shqiëpri, Greqi, Austri dhe gjithë Europën, kam shumë fansa pasi kam pasur mbi 100 ndeshje në kikboks dhe MMA, kam fituar 3 tituj botërorë dhe kam qenë për 10 vite i pamposhtur.


Kam shitur 800 bileta për evenimentin në sallën O2 në korrik, por vetëm 20 prej tyre ishin miq dhe familjarë, pjesa tjetër janë të panjohur. Shaqiri është një mik i imi, ai ishte në sallë. Gjëja e mirë e ne shqiptarëve është se mbetemi në kontakt me njëri-tjetrin në çdo vend të botës. Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë miq të mirë dhe në varësi të axhendës që kanë, do të jenë në ndeshje”, shpjegoi vetë boksieri shqiptar.

Marku bokson këtë fundjavë ndaj çekut Miroslav Serban, një emër me shumë eksperiencë.“Kundërshtari im është një luftëtar i mirë. Nuk dua të rregulloj CV-në me ndeshje të lehta. Kishim një listë të gjatë me kundërshtarë por askush nuk dëshironte të luftonte me mua. Nëse jam i mirë, do ta tregoj këtë, përndryshe do të shkoj në shtëpi e të bëj diçka tjetër. Shqipëria nuk ka pasur kurrë kampionë bote, besoj se ai do të jem unë”, tha Marku i cili në karrierë, në boksin profesionist, deri tani ka 4 fitore.


Etiketa: , , , , ,

Pas