Kryesore

Thellohet krisja Qeveri-Presidencë/ PS i rrëzon një tjetër dekret Ilir Metës, replikon opozita







               Publikuar në : 13:01 - 04/02/19 |
mapo.al

Mazhoranca rrëzoi me 10 votat e saj në Komisionin e Ligjeve dekretin e presidentit Ilir Meta për noterinë. Votimit i parapriu një debat mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit kërkoi që të merren seriozisht argumentet e Presidentit për kthimin e ligjit.


Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se “e vetmja gjë që është shtuar në ligj është detyrimi i noterëve që të shkojnë te shoqëritë e sigurimit dhe besoj se këtu tenderi është bërë se cili oligark do të fitojë të drejtën për ti siguruar noterët”. “Me të drejtë Presidenti ka thënë, po për fakirët që nuk kanë të paguajnë tarifat e kripura edhe të noterëve në këtë rast, kush mendon? Këtu mendohet vetëm për ata që kanë para, për oligarkët që do të marrin sigurinë e noterëve. Ky palo shtet shton përditë e më tepër procedurat administrative, për një dokument krejt banal duhet të shkosh te noteri. Këto janë arsye të forta për ta marrë seriozisht zilen që i ka rënë Presidenti i Republikës. Kaq ka të drejtë ai“, shtoi deputeti demokrat, Alibeaj.

Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se “ligji synon uljen e numrit të noterëve që sot janë 470 noterë në shërbimin e noterisë në Shqipëri, rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, përmirësimi i cilësisë së shërbimit”. “Me 15 janar 2019, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji. Në argumentimin e këtij vendimi, meta thotë se ligji “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Formulimi i këtij neni sipas kreut të shtetit, përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi”.

Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim projektligjin për noterinë me argumentin se ai ka mangësi ligjore dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit. Por, maxhoranca ka vendosur që dekretimin e Metës ta rrëzojë, duke lënë ligjin në fuqi ashtu siç e kanë miratuar në seancë plenare.

Një ditë më parë, mes kreut të qeverisë dhe kreut të shtetit pati një përplasje pasi Meta kërkoi anulimin e projektit për zgjerimin e “Unazës së Madhe” dhe rihapjen e një procesi të ri duke parashikuar edhe efektin social të familjeve që do dalin të pastreha.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas