Thellohet kriza, banalizohet debati politik, protagonistë Rama e Berisha

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament përfundon në përdorimin e fjalorit të rëndë. Rama provokon Berishën se përse nuk “kalonte Oqeanin”, duke lënë të kuptohej se refuzohej nga SHBA. Ish-kryeministri i kujton Ramës të shkuarën dhe dyshimet se bashkëshortja aktuale po pastronte paratë e krimit.

Ndërsa mazhoranca dhe opozita janë në nevojë kritike për bashkëpunim, ku para kanë reformën zgjedhore, të drejtësisë dhe bashkëpunimin për negociatat me BE-në, vjen krisja e madhe në përplasje të forta. Debati në Parlament gjatë ditës së djeshme se kush e “do” më shumë Amerikën, është mbyllur me fyerje, sharje dhe kujtesë me “libër shpie” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Debatet nisën ashtu sikurse pritej nga një shkrim investigativ i publikuar në “Zërin e Amerikës” dy ditë më parë, që hedh dyshime të forta mbi disa përgjime të grupeve kriminale të përfshira në blerjen e votave nën ndikimin dhe dijeninë e zyrtarëve të lartë të mazhorancës. Për kryeministrin Edi Rama, “Zëri i Amerikës” është kthyer në zëdhënëse të “kazanit” të Tiranës. “Është e dyta herë në një periudhë shumë të shkurtër, ‘Zëri i Amerikës’ është bërë zëdhënës i opozitës shqiptare. Këtë herë mund të them vetëm kaq, asgjë e re nga froni tuaj. Një sallatë fjalësh e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm, zero”, -tha Rama. Por çështja e nxehtë që shkaktoi përplasje verbale, fyerje dhe ofendime të rënda ishte momenti kur ish-kryeministri iu drejtua Ramës se bashkëshortja e tij Linda Rama si anëtare e bordit drejtues të “Abi Bank” pastroi paratë e pista të krimit. Gjithashtu, kryeministri lëshoi një mesazh të koduar, duke i kujtuar Berishës se përse nuk e kapërcen dot Oqeanin, duke lënë të kuptohej se Berisha ishte i padëshiruar në SHBA. Çdo fjalë e fjalim më pas në Parlament u shoqërua me fyerje dhe fjalor të rëndë që kërkonin logo me pullë të kuqe. Më parë, në diskutimet normale, kryedemokrati Lulzim Basha duke iu referuar edhe shkrimit të publikuar te “Zëri i Amerikës”, akuzoi kryeministrin se është i lidhur me bandat kriminale në të gjithë vendin për blerjen e votave dhe trafikun e lëndëve narkotike. Ndasitë mes pozitës dhe opozitës kanë një hendek të madh që vështirë të kapërcehet, duke parë edhe fjalorin e përdorur në Parlament, por edhe akuzat e ndërsjella për lidhje me krimin.



Rama i kujton Berishës Amerikën, Berisha të shkuarën…

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje direkte ish-kryeministrit Sali Berisha, nëse mundet ta kalojë dot Oqeanin, duke e sfiduar se nuk mund të shkonte më në SHBA. “Sali ti më bëre një pyetje direkte për bashkëshorten time dhe po të jap një përgjigje direkte. Abi Bank është një bankë që monitorohet direkt nga Enti i Bankave të SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do ma lejonin ta kapërceja oqeanin, tani kam unë pyetje direkte për ty, Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?”, sfidoi Rama. Pas kësaj deklarate vijoi përplasja e fortë, ndërsa fillimisht ish-kryeministri argumentoi se nuk udhëtonte shpesh jashtë vendit, pasi nuk kishte post, e për më shumë ishte një deputet i thjeshtë. Një përgjigje që nuk e la të “kënaqur” kryeministrin, i cili vijoi me deklaratën e radhës në foltore. “Sali, SHBA ti i ke sfiduar disa herë, edhe në këtë foltore kur i ke quajtur autorët e rrëzimit tënd këtu bashkë me të ndjerin Gazidede dhe me të mirënjohurin Blerim Çela, më kujtohen fjalimet pas zgjedhjes së Trump se sa i thërrisnit të vinte t’ju ndihmonte”. Kaq ka mjaftuar që fjalori i mëpasshëm në Kuvend të niste me akuza, fyerje dhe kujtesë për procesin e divorcit të Ramës. Ti je njeriu që je marrë me gratë, vajzat, kalamajt, nipat e mbesat. “Nuk ke Kanun, nuk ke Kushtetutë e moral, por ti gruas time dhe familjes time i ha atë që nuk thuhet”-deklaroi Rama. I menjëhershëm qe reagimi flakë për flakë i Berishës. “Ti je një copë fundërrinë ju merr shokëve gratë, i pafytyrë merr gruan e shokut, shkel çdo normë mor horr, çdo norme morale, njeri që mohon djalin tënd, që ke akuzuar babën për përdhunues, incest, fundërrinë njerëzore. Shan si rrugaç ordiner, je ti që merr gruan e shokut tënd o i pafytyrë”-shpërtheu Berisha në fjalën e tij. Gjithçka më pas në Parlament o ngjau një “beteje epike” mes dy “big-ëve” të cilët shfrynë mllefet politike e personale mes tyre. “Vetëm ilustrove atë që të thashë, që nuk ke lidhje me asnjë libër të vjetër a të ri të rregullave të bashkëjetesës shqiptare. Në vitin 2000 t’i bashkë me disa rreth teje ke fabrikuar dokument fals, sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe unë kam mohuar atësinë e djalit tim, je ti që e ke bërë këtë gjë, e ke ushqyer, ke shkaktuar dhimbje e lot në familjen time, por e ndolle Sali, vizat e mallit, të bardhë, të bardha, e ndolle, unë nuk kam lidhje as me vizat e mallit as me vizat e bardha ti shiko vizën e kuqe që të ndan ty me anën tjetër të oqeanit”, -shtoi më tej Rama në replikën e ashpër me Berishën. Ish-kryedemokrati në një prononcim për mediat mohoi që t’i jetë refuzuar viza për në SHBA dhe sipas tij nuk kishte asgjë të vërtetë në fjalën e kryeministrit.

Basha: Jeni mazhoranca e banditëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha u ndal në krimin elektoral që sipas tij u vërtetua nga investigimi i publikuar te “Zëri i Amerikës”. Sipas Bashës, qeveria i ka ditët e numëruara, pasi pushteti nuk mund të mbahej me banditë. “Se me kë rrinë kriminelët e Dibrës, dhe kriminelët e Lezhës, dhe kriminelët e Shijakut, e tha dje Zëri i Amerikës. E tha dje Zëri i Amerikës! E dinë gjithë shqiptarët. Ju jeni një mazhorancë e ardhur këtu me banditët dhe jeni mazhoranca e banditëve. Sot, po jua përsëris për herë të tretë, keni shansin që me koston më të vogël për vendin, hapni rrugën për një qeveri kalimtare dhe zgjedhjeve që t’i sjellin vendit një parlament të vërtetë”, deklaroi Basha. Kreu i partisë më të madhe opozitare shtoi se: “Do të shkulim nga ajo karrige, ty të parin, dhe nuk do të ketë asnjë ABI Bank dhe as lobist e propagandist të shpëtojnë lëkurën”. Më pas Basha kaloi në përmendje emrash, duke iu drejtuar kryeministrit Rama se nuk i bëhet vonë për qytetarët, pasi është i lidhur me Ymer Lalën, Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin. Kjo situatë solli reagimin e vajzës së Ymer Lalës, Reme Lala, deputete në Parlament. “Sa herë e ke kërkuar për takim Ymer Lalën, do e tregoj me data, por këto një ditë tjetër. Sot jam për hallet e dibranëve”, tha ajo. Më tej Lala u ndal në lidhje me dhënien e lejes për zhvillim të llixhave në Peshkopi, duke i kërkuar qeverisë që të ndalë këtë projekt. “Si dibrane dhe si deputete unë ngre sot dyshime për këtë leje të papritur, dyshime për keqpërdorim të lejes, të kësaj pasurie, gjej ngërçe, pikëpyetje, dilema për këtë. I bëhet dëm madhor gjithë Dibrës, rrënim i familjeve, rrënim për Dibrën. Zoti kryeministër ndërhyni sot të mos u lënë rrugë, atyre personave që i kanë bërë familjet dibrane të qajnë, e tani nxitojnë t’u fshijnë lotët”-tha Lala. Me tone të ashpra ka folur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit, duke shënjestruar ministrat e rinj, që sipas saj nuk janë votuar nga socialistët dhe nuk i përfaqësojnë ata. Ajo ka paralajmëruar prere se në gjendjen që Rilindja dhe Rama kanë çuar vendin, përballja e njerëzve nuk do të jetë më politike, por personale. Po ashtu, Kryemadhi bëri dhe një denoncim, pasi sipas saj e gjithë lufta për universitetin bëhet se do të vijë universiteti i Soros në Hungari dhe do ta marrë Rama në Shqipëri. “Njerëzit do të përballen me ju personalisht, nuk ka përballje politike me monstra që përdorin pushtetin politik për interesa personalë, zhbllokoni buxhetin e bashkisë së Skraparit, se ashtu janë gjithë bashkitë”, -tha ndër të tjera kryetarja e LSI. Edhe deputetët e tjerë që morën fjalën ndoqën të njëjtën “linjë” në përplasje të forta, ku mund të veçohet ai mes deputetit të LSI-së Petrit Vasili dhe atij të PS-së Ulsi Manja, që degradoi me fjalor të rëndë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252