Aktualitet

Themeluesi i “Amazon” ofron 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 18/02/20 |
mapo.al

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos tha se do të japë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës. Njeriu më i pasur në botë e bëri premtimin të hënën në një postim në Instagram, duke e quajtur ndryshimin e klimës “kërcënimin më të madh për planetin tonë”.






Ai tha se nisma, e quajtur Fondi Bezos për Tokën, do të fillojë dhënien e granteve këtë verë.


Bezos u bashkohet disa miliarderëve të tjerë amerikanë, të cilët kanë premtuar shuma të mëdha për të luftuar efektet e ndryshimit të klimës, duke përfshirë bashkëthemeluesin e Microsoft-it Bill Gates, ish kryetarin e bashkisë së New York-ut Michael Bloomberg dhe menaxherin e fondeve financiare Tom Steyer.







Komapnia Amazon është përballur me kritika nga vetë punonjësit e saj se nuk bën sa duhet për të luftuar ndryshimin e klimës.




Kompania, e cila shpërndan miliarda pako çdo vit, përdor aeroplanë, kamionë dhe makina të shumta për transportet e saj në të gjithë botën dhe shkakton një ndotje relativisht të lartë karbonike.



Vitin e kaluar, zoti Bezos premtoi se do ta ulte në zero ndotjen e kompanisë së tij deri në vitin 2040. VOA

1


Etiketa: , ,

Pas