Themeluesi i platformës Wikileaks u dënua në Londër për shkak të shkeljes së kushteve të garancisë së sigurisë me 50 javë burg. Ky nuk mendohet se do të jetë i vetmi vendim gjyqësor kundër Assange. Vendimin e mori Southwark Crown Court në Londër. Julian Assange u arrestua në fillim të prillit, pasi pati gjetur strehim me vite të tëra në Ambasadën e Ekuadorit. Po në të njëjtën ditë, një gjykatë britanike e quajti atë fajtor, se me arratinë në ambasadë pati shkelur kushtet e garancisë. Kur mbërriti në sallën e gjyqit në lagjen e Londrës Southwark, australiani 47 vjeçar tregoi grushtin e tij të mbledhur. Disa demonstrues mbanin pankarta me mbishkrimin “Lëreni të lirë Assange”.