fbpx

Aktualitet

Theresa May jep dorëheqjen si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar





               Publikuar në : 11:01 - 24/05/19 |
mapo.al

Theresa May ka njoftuar dorëheqjen si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. May tha sot se ajo do të jepte dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore në datën 7 qershor. Automatikisht May largohet edhe si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. E përlotur Theresa May u shpreh se nuk ishte në gjendje të realizonte BREXIT, pavarsisht përpjekjeve me deputetët.


Unë kam bërë më të mirën e mundshme“, tha May në deklaratën para medias. “Që në hapin e parë që hodha si kryeministre, una kam luftuar për ta bërë Britaninë e Madhe një vend që punon jo thjesht për të privilegjuarit por për çdo njeri dhe për të nderuar rezultatin e referendumit. Unë kam bërë më të mirë për të realizuar BREXIT, por nuk kam arritur. Kam bërë gjithçka që mundem për t’i bindur deputetët që ta mbështesin atë marrëveshje … fatkeqësisht nuk kam qenë në gjendje ta bëj këtë“, -theksoi May.




May shtoi se ndiente keqardhje të madhe personale për atë që ajo dështoi dhe nuk e arriti në synimet primare. Procesi për të zgjedhur një udhëheqës të ri do të fillojë në javën e ardhshme.

Që nga janari i këtij viti, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tri herë marrëveshjen e largimit të Britanisë nga BE-ja. Britania është dashur të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars por kryeministrja, Theresa May, nuk arriti të bindë ligjvënësit britanikë për të votuar marrëveshjen e arritur me udhëheqësit e BE-së. Megjithatë ajo arriti të marrë dakordësinë e BE-së për shtyrjen e afatit të Brexit-it deri më 31 tetor, datë kjo kur Britania duhet të dalë nga BE-ja me ose pa marrëveshje.


Etiketa: ,

Pas