Vazhdon të jetë e mbuluar me heshtje historia e gjyqit të Shqipërisë në arbitrazh kundër biznesmenit italian, Françesko Beketi. Ajo që dihet deri më tani është se Shqipëria e ka humbur këtë gjyq dhe se shumë që do të paguajë është e majme.
Spekulimet mbi shumën variojnë nga 100 deri në 140 milionë euro. Disa portale periferike shkruajnë se ka qenë vetë shteti shqiptar që është dorëzuar, duke kërkuar këtë shumë.
Por a rrezikonte Shqipëria më shumë se kaq?
Fakt është se kur qeveria e Edi Ramës nisi sulmet ndaj biznesmenit Françesko Beketi, dihej se përballë do kishte një njeri të rrahur me çështjet e arbitrazheve.
A është Rama fajtor për situatën për shkak se e sulmoi hapur Beketin, duke ia dhënë kështu ‘fitoren’ në duar? Ish-kryeministri Sali Berisha dhe shumë komentues ndajnë këtë mendim.
Ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje nga kjo çështje, mjeshtri Bujar Kapexhiu ka përgatitur një karikaturë me titull: Peshë e shtuar.
Në karikturë shihet Beketi teksa qëndron mbi një thes 140 milionë eurosh, kurse poshtë është kryeministri Edi Rama.
Zoti Kapexhiu, gabimi i vetem ne karikaturen tuaj eshte se poshte thesit nuk duhet te jete rama por populli shqiptar, sepse ne e kemi ne kurriz….
Rames nuk i hyn gjemb ne kembe