Aktualitet

Thesi i Palermos/ Historia e Salvo Lima, kryebashkiaku që dha 4200 leje ndërtimi për pastrimin e parave të mafies








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:59 - 24/10/20 |
mapo.al

Bumi i ndërtimit çoi në shkatërrimin e brezit të gjelbër, shkatërrimin e arkitekturës që u bë për hir të blloqeve të pallateve pa plan, dhe të ndërtuara me forcë nga klanet mafioze pavarësisht protestave të komunitetit. Ndërkohë qendra historike e Palermos u shfytyrua në atë masë sa nuk njihej më.


Historia e ish- kryebashkiakut të viteve 1958-1963 Salvo Lima në Itali është e njohur. Ai u vra nga klanet mafioze në vitn 1992, dhe së bashku me Vito Ciancimino, një mafioz tjetër i provincës korleone në Siçili do ishin arkitektët e asaj që u quajt “ Thesi i Palermos” për shkak të 4200 ndërtimeve pa kriter në interes të klaneve mafioze në kryeqytetin e ishullit më të madh italian.


Djali i një kryetari të klanit të mafias, sipas dëshmisë së të penduarit Tomaso Busceta, ai do ngjiste shpejt shkallët e karrierës, i mbështetur dhe nga Xhulio Andreoti. Në momentin e vrasjes ai mbante mandatin e deputetit në parlamentin evropian.



Fillimisht do e niste karrierën si këshilltar bashkie, dhe më më pas vetëm 21 vjec do ishte kryetar i Bashkisë së Palermos ndërsa  Vito Cianciamino bashkëpunëtori i tij i ngushtë, djali i një berberi nga Corleone, vlerësues i punëve publike. Nën udhëheqjen e Lima dhe Cianciamino, qyteti njohu një bum të pazakontë ndërtimesh.


Ata do të mbështesnin kryesisht  kontraktorë mafiozë, ku binte në sy sipërmarrësi Francesco Vasallo, një ish-karrocier i këputur që mbartte rërë lumi për lagjet e varfra të Palermos. Por mbrapa tij qëndronin mafiozët Angelo La Barbera, dhe Tomasso Busceta.


Në pesë vjet u dhanë 4 mijë lejë ndërtimi në emër të tre pensionistëve të varfër që skishin asnëj lidhje me sipërmarrjen. Kjo periudhë u konsiderua më vonë si “Thesi i Palermos” për shkak të parave të mafies që u pastruan atje.

Bumi i ndërtimit çoi në shkatërrimin e brezit të gjelbër, shkatërrimin e arkitekturës që u bë për hir të blloqeve të pallateve pa plan, dhe të ndërtuara me forcë nga klanet mafioze pavarësisht protestave të komunitetit.

Ndërkohë qendra historike e Palermos u shfytyrua në atë masë sa nuk njihej më. Gjatë një hetimi të filluar në vitin 1964, Lima u detyrua të pohonte se e njihte Angelo La Barberan, një nga mafiozët e famshëm, por kjo se pengoi të zgjidhej sërish rkyetar Bashkie në vitin 1965, post që e mbajti deri në vitin 1968.

Në periudhën e dytë Lima organizoi një koncension të jashtëzakosnëm, këtë herë që kishte të bënte me mbledhjen e taksave të bashkisë nga një kompani private. Koncesioni iu dha dy mafiozë të mëdhenj nga Trapani, kushurinjve Antonio Salvo dhe Igancio Salvo në këmbim të besnikërisë së tyre ndaj Limës, por edhe rryshfetit.

Sipas kontratës ata do të përfitonin nga kocensioni rreth 10 % të të ardhurave nga taksat e qytetarëve, ose 3 herë më shumë se sa mesatarja kombëtare që ishte 3.3%. Ky ishte me pak fjalë ajo që u quajt thesi i Palermos, një zgjerim i çmendur dhe dispropocional i ndërtimeve që prodhoi shkatërrimin e ndërtesave të vjetra historisë së qytetit.

Historia përfaqëson lidhjen e pazgjidhshme të Cosa Nostrës me përfaqësuesit lokal të pushtetit, por dhe me krerët e politikës në Romë, në këtë rast Kristian Demokratët. Bandat mafioze ishin në gjendje të përfitonin kontratat publike në veçanti ato që kishin lidhje me betonin, mirëmbajtjen ose ndërtimin e rrugëve dhe me pastrimin e qytetit.

Mafia është absolutisht e qartë në qëllimet e saj. Gjithmonë ka pasur mundësinë të zgjerojë rrjetin e saj të biznesit, kur kushtet socio-ekonomike të vendit e kanë nxitur atë. Operon nën maskën e pushtetit të paligjshëm dhe paralel, në alenacë me zyratarë të korruptuar të cilin e kanë ndihmuar të vijë në pushtet, me anë të blerjes së votës, ose mbledhjes së votës në këmbim të favoreve.

Dhe Cosa Nostra, siç është shprehur bashkëpunëtori i drejtësisë Antonio Calderone ka pasur rrugën e hapur dhe mbështjen e kandidatëve të ndryshëm në dekadat e fundit. “Politikanët na trokisnin gjithmonë në derë sepse ata e dinin që ne kemi shumë shumë vota.

Për të bërë një llogari, në Palermo ka midis 1500-2000 “burra të fjalës” dhe secili prej tyre ka përfshirë të afërmit dhe miqtë mund të orientojë deri në 50 vota. Shumëzoini dhe do keni një paketë prej 75 mijë deri në 100 mijë vota që i jepen “kandidatëve dashamirës” me ne. Kaq e thjeshtë është”.


Salvo Lima


Etiketa: , ,

Pas