Tiranë – Një 41-vjeçar është vendosur pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe përndoqi një vajzë 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet V.N.
Policia nuk jep më shumë detaje, por njofton se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Ndaj 41-vjeçarit rëndon tashmë akuza për veprën penale “Përndjekja”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie.
1
Etiketa: arrestohet 41-vjecari, perndjekje, tirane