Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin Lekësi Ceka, pasi nuk ka respektuar lejen e dhënë nga Burgu i Peqinit. Lekësi Ceka në datën 9 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi, por nuk është kthyer më. 35-vjeçari ishte dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh. Policia e gjeti në Tiranë dhe e arrestoi.
Njoftimi i Policisë
Policia lokalizon dhe kap një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3, lokalizuan dhe kapën, shtetasin në kërkim:
Leksi Ceka , 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë
Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar. Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.