Brand-i (marka) e sytjenave në internet “Thirdlove” zgjeroi gamën duke ofruar madhësi të ndryshme. Aktualisht ka prodhuar 78 size (madhësi) duke tentuar tu shkojnë në ndihmë gjithë grave në mbarë botën. Pra, 78 madhësi, nga nr 30 deri në 48.
Një përfaqësues i kompanisë tha se “78 madhësitë në asnjë mënyrë nuk përfaqësjnë të gjitha gratë, por është një hap më pranë misionit tonë përfundimtar për të krijuar sytjena për çdo lloj trupi”.
Ai tha se kompania përdor modele të verteta për të gjetur përmasat ndaj produktet dalin në treg për trupa njerëzore dhe jo për manekinë.