Aktualitet

Thirrja e Albin Kurtit: Qeveria shqiptare të shpallë lumin Vjosa Park Kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 22/03/21 |
mapo.al

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është bashkuar thirrjeve të presidentit Ilir Meta dhe disa aktivistëve që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar.






Kurti kërkon që “Shqipëria e Kosova të bëhen bashkë tashmë dhe të mbrojnë pasuritë natyrore që kanë mbetur, dhe jo vetëm por edhe t’i restaurojnë ato“.


STATUSI NGA ALBIN KURTI
Sot në Ditën Botërore të Ujit i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve lokal dhe ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë të shpall lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja.







Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë.

Lexo edhe :  Takimi me Merkel, Albin Kurti: Kosova gati për padinë për gjenocid ndaj Serbisë


Pavarësisht kërkesave të banorëve, angazhimit të aktivistëve dhe rezolutës së Parlamentit Evropian për të shpallur Vjosën park kombëtar akoma nuk është bërë asgjë.



Vjosa mbetet lumi i fundit i “egër” në kontinentin e Evropës i cili është i paprekur nga dora e njeriut dhe duhet të mbetet i tillë.

Njëjtë sikurse në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë qeveritë, pavarësisht kundërshtimeve publike e protestave të banorëve, kanë bërë presion të vazhdueshëm për ndërtim të hidrocentraleve. Në shpërputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, qeveritë në Kosovë kanë mundësuar ndërtimin e hidrocentraleve të vogla duke prishur burimin e lumenjve ekzistues. Investime të tilla afatshkurtra për përfitime të shpejta materiale individuale, pa llogaritur fare dëmet afatgjate ekologjike dhe ndikimet negative në mirëqenien e komuniteteve, nuk do të bëhen më.

Tani është momenti që bashkë në Kosovë e në Shqipëri të mbrojmë ato pasuri natyrore që kanë mbetur pa u prekur e dëmtuar e t’i restaurojmë e rikthejmë ato që tashmë na i kanë degraduar.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas