fbpx

Aktualitet

Ambasadorja gjermane thirrje të gjitha palëve: Hiqni dorë nga sulmet





               Publikuar në : 13:07 - 21/06/19 |
mapo.al

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u ka drejtuar një apel të fortë liderëve të partive kryesore në Shqipëri. “U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin”, shkruan ajo. Sakaq, teksa pritet të zhvillohet protesta e 9-të kombëtare e opozitës, Schütz shprehet se “demonstrat paqësore janë kolona e çdo demokracie, ndërsa dhuna është e papranueshme”.


Deklarata e plotë e ambasadores Susanne Schütz:



“Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.


Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: Mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.
U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas