Aktualitet

Thirrja e fortë e gazetarëve: Lirojeni Suela Mustën!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 14/06/19 |
ro ot

Teksa Policia rrethoi sot qytetin e Elbasanit dhe vendosi në pranga Florenc Çapjen u mësua se mes shumë personave të tjere të arrestuar ishte dhe një gazetare. Bëhet fjalë për Suela Mustën e cila sëfundmi punon si anëtare e AMA-s. Policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar se pse është arrestuar Musta, ndërsa burime mediatike thonë se ka votuar pro dhënies së një license për Tv Kabllor për llogari të Capajve.






Ky arrestim ishte si rrufe në qiell të pastër dhe në rrethin e gazetarëve është pritur me zemërim. Ata apelojnë njëzëri: lirojeni Suela Mustën! Më poshtë gjeni reagimet e drejtorit të lajmeve në Klan Plus Mentor Kikia, gazetarit Armand Maho dhe drejtueses së Open Data Aranita Brahaj.


Lirojeni këtë vajzë, sa pa na mbuluar turpi të gjithëve







Nga Mentor Kikia



Sot më shokuan dy lajme: Arrestimi i Suela Mustës dhe shkarkimi i Idriz Mulkurtit



Suela Musta, një vajzë, simbol i vuajtjeve në komunizëm, kolege gazetare dhe anëtare e AMA-s na doli bashkëpunëtore me bandat e Elbasanit, sepse në AMA ka votuar që Çapajt të marrin licensë për një TV Cabllor në Elbasan. Nuk ka ende shumë detaje se çfarë ka bërë Suela dhe një tjetër koleg i saj që është shpallur në kërkim. Policia nuk dha shpjegime, as prokuroria. Por ne kemi nevojë për këto shpjegime. Pasi Suela nuk u kap duke shpërndarë drogën e Çapjave, as duke vrarë ndonjë anëtar të bandës rivale.

Mbi të gjitha, licensën nuk e japin vetëm dy anëtarë të AMA-s. Dhe mbi të gjitha akoma, mos vallë ata të AMA-s do të duhej të dinin se çfarë aktiviteti kanë njerëzit që kërkojnë një licencë për të rishpërndarë internet dhe kanale televizive?(Kabllori nuk është stacion televiziv që prodhon e transmeton lajme). Po ata që i kanë dhënë Çapjave licensë për të ndërtuar dhe ushtruar aktivitet në një kompleks gjigand shërbimesh, mos vallë duhet të shkojnë në burg për këtë? Kur Çapajt nuk i arrestonte policia, apo i arrestonte në darkë e i lironte në mëngjes, çfarë do tu bënte Suela?

Lirojeni këtë vajzë sa pa na mbulur të gjithëve balta e turpit të kësaj drejtësie!

E dyta, gjykatës i krimeve të rënda, Idriz Mulkurti, u shkarkua se nuk justifikonte shlyerjen e një kredie 26 mijë Euro dhe se kishte mashtruar me qeranë e shtëpisë në Tropojë, ku kishte thënë se merrre 300 Euro në muaj, por në Tropojë qeraja është më lirë.

Faqja e zezë e vettingut. Dëbuan gjykatësin që mori kurajën dhe dënoi Dritan Dajtin, kur të gjithë të tjerët, gjykatës, prokurorë e avokatë, me një sms kërcënimi futën kokën nën poture dhe dorëzuan dosjen për 7 vjet me radhë. Idriz Mulkurtit kriminelët i futën vajzën në kurth, ia treguan foton në sallën e gjyqit e ai nuk u dorëzua, por vendosi dënimin me burgim të përjetshëm duke e shpëtuar drejtësinë shqiptare nga dështimi më i madh në historinë e saj, qëkurse ka lindur. Pikërisht këtë gjykatës e dëbuan, për aq para sa një koleg i tij në Vlorë, të cilin ky vetting e rikonfirmoi, ia lë bakshish kamarierit për “pordhë” kur shkon nëpër kazinotë e botës.

Kercenimi qe vjen nga arrestimi Suela Mustes!

Nga Armand Maho

Suela Musta, eshte vajza e Agim Mustes qe ka kaluar nje jete burgjeve e internimeve! E njoh prej gati 20 vjeteve, qe kur punonte tek Top Albania Radioa. Jeton me prinderit ne nje pallat te kohes se diktatures, dhe ende ka shume prej mobiljeve te asaj kohe. Nena e saj e semure nga skleroza ndare nga jeta pak kohe me pare te vetmen perkujdesje kishte Suelen! Agimi eshte ne moshe te shtyre dhe ska me energjine e para disa viteve, kur e takova heren e fundit me tha qe dilte shume rralle nga shtepia ( koleget po me thone qe dhe ai paska zene shtratin)! Pra ka nje mije e nje halle. Tani po lexoj se i paska mesyre renea ne shtepi per ta arrestuar se medemek paska nderhyre per te marre nje licence per TV Kabllor nga fisi Capja ne Elbasan. Ne fakt une se di, por Suela ka qene vetem nje antare e thjeshte e AMA, besoj se nuk eshte ajo qe vendos per licensat. Por megjithate, une mendoj se arrestimi i njerzve si Suela Musta, do te thote se ky pushtet ka kaluar cdo limit. Arrestimi i saj nuk eshte ai qe thuhet por eshte nje hakmarrje e paster politike! Suela ka qene pjese e zyres se shtypit te PD, ka punuar ne zyren e shtypit te kuvendit, por eshte po ajo Suele qe kam njohur ketu e 20 vjet me pare. Ky njeri qe ka vene cdo media, e cdo redaksi lajmesh ne nen kembet e bandave, tashme ka marre vete ne dore kercenimin e gazetareve qe nuk jane pjese e borderose se tij. Ky arrestim pa shkak, vjen pas shkarkimit te gazetareve nga puna per rastin e Ardit Gjoklajt, vetem se nga buka e gojes ka kaluar te hekurat e burgut. Eshte nje shembull qe i thote cdo gazetari qe ka nje ze ne kete vend, se neser mund ta kete radhen ai! Pra mos u habisni kur ato pranga te jene neser ne duart e cdo kujt prej nesh. Shpejt, madje shume shpejt, po arriti te beje zgjedhje me 30 qershor, sepse ne gazetaret kemi mbetur i vetmi kercenim i madh per pushtetin e tij! Une per vete nuk habitem me, sepse te gjithe jemi fajtor, po po te gjithe , qe me veprimet a mosveprimet tona lejuam kete monster te merrte pushtetin!

Aranita Brahaj : Ata që arrestuan baballarët arrestojne sot bijat. Pa mase sigurie në gjykate, në 6 të mengjesit me buje dhe trokitje te renda ne deren e pallatit, pa i dhene kohe te jape shpjegime te marr avokat. Si arrestime juntash me duken keto njoftimet e policise me arrestime te anetareve te AMA-s. Policia e Shtetit a arrestove keshtu ndonje nga ministrat e tu me skaf?!

Besnik Mustafaj: Une e njoh shume mire Suela Musten. Ka qene anetare e keshillit te minibashkise ne zonen ku une kam qene deputet ne Tirane. Une i ve te dy duart ne zjarr per integritetin e saj moral. Por arrestimi i saj sot nuk ka te beje aspak me integritetin e saj. Arrestimi i Suela Mustes eshte nje shembull i terrorit selektiv qe po ushtron qeveria duke perdorur ne menyre kriminale policine e shtetit dhe prokurorine.

Anila Basha ka shpërndarë një status të përbashkët të gjithë shokëve të fakultetit që kanë qenë në kurs me Suela Mustën:

E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.
As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s’mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.
Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.
Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t’i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë mveshur.
Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.
#LiripërSuelën#
Kursi i Gazetarise 1995-1999

Lexo edhe:

Superoperacioni në Elbasan, Policia: Si u arrestua Florenc Çapja

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas