Aktualitet

Thirrja e fortë e Maliqit: Të rrethojmë Parlamentin dhe t’i hedhim në koshat e plehrave deputetët







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 21/09/20 |
Lefter Maliqi

Deputeti opozitar, Lefter Maliqi i njohur gjithmonë në qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë ka reaguar në lidhje me draftin e PS për listat dhe koalicionet.


Maliqi shkruan se nëse Rama i kalon ndryshimet kushtetuese në Kuvend, populli duhet të ngihet të rrethojë Parlamentin dhe t’i hedhin në koshat e plehrave deputetët, si në Ukrainë.


“Rilindja e marrë fund, ti lërë lojërat me lista gjysëm të mbyllura dhe pa koalicione, por ti përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit, me bekimin e ambasadës amerikane.



Nëse Rama dhe shpura e tij, guxon të kalojë ndryshimet kushtetuese, duke përdorur deputetët e opozitës parlamentare, i bëj thirrje popullit, opozitës së bashkuar, socialistëve të zhgënjyer, që të rrethojnë Parlamentin dhe ti hedhin në koshat e plehrave deputetët, si në Ukrainë.


Të ngrihen të gjithë dhe të marrin në dorë fatet e vendit, të shporrin këtë qeveri të kriminalizuar dhe të koprruptuar që ka marrë peng Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, institucionet e shtetit, zgjedhjet, demokracinë.


Le të jetë populli ai që të godasë mafien, oligarket dhe krimin e bërë njësh me Rilindjen.

Ëndrra e Ramziut për tu bërë diktator, le të mbetet në bunkerin e tij në Surrel.

Shqipëria nuk është bunkeri i tij, por vendi i lirë i ëndrrës së studentëve të Dhjetorit drejt familjes së madhe europiane.

Pse ka kaq shumë frikë Ramziu nga listat e hapura, pse e tmerron Ramziun koalicioni opozitar?!

Në fakt, pyetja është retorike.”, shkruan Maliqi.


Etiketa: , ,

Pas