Maturantët do të dalin sërish nesër në protestë, për të kundërshtuar mënyrën se si Ministria e Arsimit ka hartuar testet e provimeve të maturës.
Në rrjetet sociale, maturantët kanë shpërndarë një baner me titullin “Prano oe largohu”, ku bëjnë thirrje për protestë nesër në orën 13:00.
Prej disa ditësh maturantë kanë protestuar për tezën e Gjuhë-Letërsisë, pasi kishte pyetje që nuk kishin lidhje me programet orjentuese.
Mes tyre ishte edhe një pyetje për varkën e disa personave, ku Turi, njëri prej personazheve, duhet të zgjidhte çfarë do të bënte përballë rrezikut të përplasjes me një shkëmb. Sipas maturantëve pyetjet ishin konfuze dhe që në disa raste kishte më shumë se 1 përgjigje të saktë.