Kryesore

Thirrja e Metës: Bëhuni pjesë e Referendumit historik, të tregojmë qytetari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:59 - 23/04/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës Ilir Meta i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit, për t’u bërë pjesë e Referendumit historik, siç e quan ai.






Disa orë përpara votimeve, dreu i shtetit bën apel për qytetari si dhe të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm.


Postimi i presidentit Meta
Të dashur qytetarë, nëna, baballarë, motra, vëllezër dhe ju të reja dhe të rinj!

Mbeten vetëm 48 orë, kur me votën tuaj ju do të përcaktoni vullnetin e Sovranit për drejtimin e vendit.

Të gjithë i kanë sytë te Shqipëria, vendi më problematik i rajonit dhe i Europës për zbatimin e standardeve të demokracisë dhe të zgjedhjeve.





Le të manifestojmë me qytetari dhe kulturë demokratike, vullnetin tonë të lirë për zgjedhjen e përfaqësuesve tanë në drejtimin e vendit. Prandaj, në këto orë të mbetura nga Referendumi historik i 25 Prillit, bëj thirrje, që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë zgjedhjet dhe imazhin e Shqipërisë.



Lexo edhe :  Salianji: Luftë për zgjedhje të ndershme, institucionet në interes të PS

Një thirrje të posaçme, u drejtoj të gjithë forcave të ruajtjes së rendit, Policisë së Shtetit dhe punonjësve të administratës publike, që të tregojnë integritet dhe të ushtrojnë detyrën e tyre duke zbatuar me rigorozitet vetëm ligjin duke mos u bërë palë me politikën.


E ritheksoj, që këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme !

Sepse ato janë jo vetëm për 4 vite, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj, të tregojmë qytetari dhe kulturë demokratike në këto zgjedhje sepse ato duhet të jenë një moment bashkimi dhe feste e demokracisë.

Pjesëmarrja e çdo qytetari në zgjedhje është jo vetëm një detyrim qytetar, por edhe një akt i domosdoshëm patriotik.

Me votën tuaj të lirë, ju vendosni për Shqipërinë në Europë!

Ju vendosni për Shqipërinë e shqiptarëve!

Më 25 Prill vendosni Ju! Vendos Sovrani!

2


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas