Presidenti Ilir Meta deklaron se zgjidhja e krizes politike ne vend eshte domosdoshmeri per te frenuar shpopullimin e Shqiperise. Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, Meta thekson se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për të motivuar shqiptarët, sidomos të rinjtë, në mënyrë që ata të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
“Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa”, shton kreu i shtetit.
MESAZHI I METES
Të dashur qytetarë,
Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.
Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.
Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!
SHQIPËRIA🇦🇱 meriton një të ardhme të sigurt!
Të bashkohemi kundër shpopullimit!
Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.
KOHA NUK PRET!