Thirrja e OBSH: Që të ndalet koronavirusi, duhet testim masiv

“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Sepse nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur”. Këtë deklaratë e bëri sot, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai u bëri thirrje qeverive në mbarë botën, që sa më shumë të testojnë njerëzit për të kuptuar nëse janë të infektuar me koronavirusin e ri.



OBSH ka dërguar 1.5 milionë teste në 120 vende, tha ai, por paralajmëroi se bota nuk kishte kryer sa duhet testime, duke e quajtur tamponin e testit si “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes” së pandemisë.

Ai këshilloi vendet që të testojnë çdo rast të dyshuar të koronavirusit, dhe më pas të izolojnë rastet pozitive.

“Çdokush që është në kontakt me pacientët dy ditë para se të shfaqte simptoma, gjithashtu duhet të testohet”, tha ai.

Në mungesë të ambienteve spitalore për raste të buta, pacientët mund të kujdesen në shtëpi, por pacientët nuk duhet të ndajnë një shtrat ose një banjë me anëtarët e familjes të painfektuar, dhe ata duhet të kujdesen vetëm nga një anëtar i familjes, në mënyrë ideale nga dikush me shëndet të mirë.

Edhe pse ata të moshës mbi 60 vjeç janë më të rrezikuar, fëmijët gjithashtu kanë vdekur nga Covid-19, tha kreu i OBSH.

Në Shqipëri nuk po bëhen testime masive për infektimin. Ministria e Shëndetësisë ka mbrojtur tezën se po ndjek udhëzimet e OBSH por deklarata e sotme e kreut të saj e rrëzon këtë pretendim.

Deri sot janë kryer rreth 600 testime dhe 51 dolën pozitivë për koronavirus. Por shumë njerëz duan të bëjnë testin, siç pohon dhe Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare i cili tha dje se urgjenca po përballet me shumë kërkesa për bërje testi nga njerëz të ankthuar nga situata.

Por sa kushton një test?

Në media qarkulloi një vlerësim verbal nga MSH se testi kushton 15 mijë lekë ose rreth 120 euro. Në spitalet private ky test raportohet se kushton 4500 lekë. Koha e daljes së përgjigjes është midis 3 deri 12 orë.

Testimi konsiderohet tani nga OBSH si i rëndësishëm sepse deri tani lufta me Covid -19 ka provuar dy strategji ku ajo e disa vendeve të BE nuk doli efektive.

Dsa vende të Europës, nuk testuan masivisht popullsinë dhe rrjedha progresive e infektimit po duket. Kurse Koreja e Jugut veproi ndryshe. Ajo testoi masivisht dhe njoftonte me sms cilindo qytetar për të infektuar në zonën e tyre. Për 8 mijë e 236 të prekur deri sot, Koreja e Jugut teston çdo ditë 12 mijë njerëz.

Madje njerëzve u merrej analiza edhe në rrugë pa shfaqur asnjë simptomë. Kjo, vërtet me kosto më të lartë, por bëri që sëmundja të mposhtej shpejt dhe me pak dëme në njerëz. Në Korenë e Jugut ka pasur deri sot 75 të vdekur.

Por a do ta pranojë qeveria shqiptare që të bëhen testime masive? Të presim…


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252