Vjen thirrja e parë e rezultatit, se kush fitoi garën presidenciale në SHBA.
Faqja e njohur “Decision Desk HQ”, e cila ofron rezultate të shpejta dhe të sakta të zgjedhjeve, të dhëna e lajme dhe analiza jo-partiake të procesit deklaron se Joe Biden është Presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Kujtojmë se thirrjen e finale për rezultatin në SHBA e ka agjensia e lajmeve Associated Press.
Statusi në Twitter nga Decision Desk HQ:
“JoeBiden ka fituar Pensilvaninë dhe 20 votat e tij të kolegjit elektoral duke arritur në një total prej 273 votash elektorale. Joe Biden është Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan faqja e njohur amerikane.
Decision Desk HQ projects that @JoeBiden has won Pennsylvania and its 20 electoral college votes for a total of 273.
Joe Biden has been elected the 46th President of the United States of America.
Race called at 11-06 08:50 AM EST
All Results: https://t.co/BgcQsEyt3j
— Decision Desk HQ (@DecisionDeskHQ) November 6, 2020