Pak orë pasi kryeministri i vendit Edi Rama e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorën, Prokurora bën një lëvizje të papritur.
Organi i akuzës i ka dërguar letër për të dëshmuar tre demokratëve, deputetit Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit.
Për të tre Prokuroria ka kërkuar të paraqiten nesër në orën 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autencitetin e video-përgjimit.
Kujtojmë që për 3 zyrtarët e PD ka depozituar kallëzim penal edhe vëllai i ministrit, Agron Xhafaj me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është dëgjuar ne audiopergjimin e publikuar nuk është i tiji./BW/