Thirrja për protestë, Balla: Kapriço dhe histori idioteske

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i cilësoi si kapriço për halle personale dhe histori idioteske akuzat e presidentit Ilir Meta për shumicën parlamentare, lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Duke komentuar thirrjen e kreut të shtetit për protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pasditen e dy marsit, Balla tha se presidenti është kthyer në një prej aktorëve të lidershipit të opozitës dhe e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës në vend.

Prononcimi i plotë i Taulant Ballës
E informova mbi plotësimin e detyrimeve nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit dhe jemi në një moment të rëndësishëm historik, mendoj se pas metodologjisë së re, BE-ja të kenë tejkaluar divergjencat për shpejtësinë e procesit të integrimit për rastin e vendimmarrjes për Shqipërinë. Këshilli i 26 Marsit do të jetë një moment i rëndësishëm, ku pritshmëritë janë që Shqipëria dhe Maqedonia të marrin dritën jeshile për bisedime. Duhet të kuptojnë të gjithë aktorët që e ardhmja europiane është projekti më i rëndësishëm dhe të lënë kapriçot personale dhe të fokusohen këtu. E rifalenderojmë BE-në dhe presidenten e KE-së për Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, për shumën fantastike për procesin e rindërtimit dhe për t’u garantuar 14 mijë familjeve shqiptare që në një kohë të shkurtër të jenë rikthyer në shtëpinë e re.



Si i komentoni deklaratat e Presidentit?
Rruga europiane e Shqipërisë nuk mund të pengohet apo dëmtohet nga kapriçot personale. Sot është më e sigurt se kurrë, kemi ecur në momente të rëndësishme në këto vite. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat dhe që nuk bëhej fjalë para 2013. Edhe pse brenda BE-së ka shumë divergjenca që lidhen me ecurinë e procesit, BE-ja ka vendosur të thërrasë një konferencë për të ardhmen e Europës, kur pozicion i PE-së është që vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e kësaj konference. Ka edhe politikanë që harrojnë që halli personal nuk mund të mbivendoset mbi aspiratën e Shqipërisë për integrimin. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që mos të harxhoni kohë me transmetimin e histori idioteske, grushte apo mos grushte shteti. Tani me rindërtimin duhet të jemi bashkë si në ditët pas tërmetit.

Ai ndikon aksioni i Presidentit për reformën zgjedhor?
Kjo i takon opozitës. Presidenti është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës. Ilir Meta ka kohë që e ka shndërruar Presidencën në një prej selive të opozitës. Ilir Meta mund të marrë pjesë lirisht në tryezat që organizon Basha me opozitën në selinë e PD-së. Kjo është një cështje e tyre, nuk dua të komentoj problemet e opozitës. Ne kemi një dakordësi me PD-në, lidershipin e saj, të paktën zyrtar, nuk di nëse mund të jetë shkarkuar Basha nga drejtimi i PD-së, mesa di është. Për përfshirjen e PD-së në procesin e draftimit të tekstit të Kodit Zgjedhor. Ky proces ka ecur tejet mirë. 15 marsi është shumë afër, ku kemi firmosur për arritjen e një drafti për Kodin Zgjedhor. Me opozitën parlamentare me me këdo aktor tjetër do të vijojë një diskutim për një kërkesë të aktorëve të rinj, opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor. Edhe pse e kam thënë që kemi një sistem zgjedhor tejet të ri, dhe nisur nga normat, të paktën dy dekada janë të mjaftueshme për të testuar një sistem zgjedhor.

Pse e miratuat ligjin e betimit me shkrim para se të fliste Venecia?
Duhet të qartësohet dhe trazimi i shpirtrave në Presidencë. Drafti ka qenë për të vendosur rregullimet ligjore me fuqi prapavepruese që nuk janë miratuar. Kuvendi nisur nga modelet e reja për të krijuar mekanizma zhbllokues në cdo rast. Kuvendi vlerësoi që në cdo asnjë, përfshirë Presidentin nuk mund të pengojë zgjedhjen e institucioneve të reja. Komisioni i Venecias edhe në rastet e tjera nga Shqipëria për mekanizmat zhbllokues, Komisioni i Venecias e ka certifikuar një zgjidhje. Presidenti nuk mund të vijojë me parimin kur ti teket për të firmosur. Nuk mund të dekretojë kur ti teket një autoritet që vjen në vijim të plotë të një procesi kushtetues. Rekomandimet e Venecias, jo vetëm në rastin e Shqipërisë, por edhe në shumë opinione të tjerë, që Venecia. Më parë ka pasur një kryetare Kuvendi që nuk shprehej por i mbante në sirtar, prandaj 10 ditë jaën të mjaftueshme.

Do të ndikojë kriza me Presidentin për negociatat?
Ne nuk kemi krizë me Presidentin. Ka Presidenti me Ilir Metën dhe ai duhet të ndajë nëse do të vijojë të jetë një nga liderët e opozitës apo President. Ilir Meta është një institucion në hetim për shkelje të rënda. Më duket si përpjekje e një personi të vendosur në akuzë që sulmon gjyqtarin e çështjes.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252