Aktualitet

Thirrja për shtetet e pasura, OBSH: Keni kohë deri të premten për t’ju bashkuar “Covax”-it








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 14/09/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje shteteve që t’i bashkohen nismës “Covax” për arritjen e një vaksine efikase dhe të sigurt kundër Covid-19 dhe shpërndarjen e barabartë.


Sekretari i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se afati i fundit për t’u bërë pjesë e saj është e premtja e kësaj jave.


Në botën tonë të ndërlidhur, nëse qytetarët e shteteve me të ardhura të pakta apo mesatare nuk vaksinohen, virusi do të vazhdojë të vrasë dhe rimëkëmbja ekonomike në nivel global do të vonohet.


Falënderoj vendet e shumta anëtare që kanë shprehur interes t’i bashkohen ‘Covax’-it dhe u bëj thirrje atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë: keni kohë deri këtë të premte”, tha sekretari i përgjithshëm i OBSH.



Etiketa: , , , ,

Pas