Thirrje e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve të Tekstili Berat Sh.A.
Aksionarëve të Tekstili Berat Sh.a,
Tekstili Berat SH.A. (“Tekstili Berat ” ose “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare e themeluar sipas së drejtës shqiptare, me seli në Ish Kombinatin e Tekstileve Berat , Berat , Shqipëri, e regjistruar ne QKR me nipt K92606002S në datën 06.02.2009.
Vendi: Tekstili Berat SH.A.(ne ambjentet e tezgjahut nr.2), Ish Kombinati i Tekstileve Berat, Berat , Shqipëri
Data: 20 Shtator 2021
Ora: 11:00
Aksionarët mund të përfaqësohen në mbledhje nga përfaqësuesit e tyre, me anë të një autorizimi ose prokure të posaçme.
Aksionarët e Tekstili Berat janë regjistruar në ekstraktin historik të Shoqërisë.
Aksionarët mund të konsultohen me përmbajtjen e ekstraktit të QKR-së, ne ëebsite: www.qkb.gov.al
Asambleja e Përgjithshme thirret dhe mblidhet në përputhje me Statutin e Shoqërisë dhe Ligjin Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”, dhe në veçanti të drejtat e Aksionarëve janë dhe do të respektohen në përputhje me nenet 137, 138, 139, 140 dhe vijues të ligjit të lartpërmendur.
Rendi i Ditës:
• Ndarjen e shoqërisë.
• Te ndryshme.
Për çdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem të kontaktoni Z. Hodo Hasani.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj.
Administratori:
Hodo Hasani