Aktualitet

Thirrjes së Di Caprios iu përgjigjen të gjithë, përveç Odiseut-Skenderbe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 31/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deri më tani është i vetmi politikan shqiptar i nominuar nga Leonardo Di Caprio që nuk i është përgjigjur thirjes së aktorit të njohur Holivudian për të shpërndarë videon për mbrojtjen e Lumit Vjosa.






Dje, Di Caprio publikoi një klip prej 42 sekondash, duke i drejtuar një thirrje liderëve të politikës shqiptare.


 







Di Caprio kërkoi që videoja sensibilizuese të shpërndahej në rrjete sociale dhe nga kryeministri Edi Rama, kryetar i PD, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.



Aktori i është bashkuar lëvizjes për të shpallur lumin Vjosa Park Kombëtar dhe për ta mbrojur nga HEC-et që rrezikojnë ta shkatërrojnë.



 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

I pari politikan që iu përgjigj thirrjes ishte kreu i Opozitës shqiptare, Lulzim Basha, duke e shpërndarë videon në Instagram dhe duke u bërë pjesë e kauzës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lulzim Basha (@lulzimbasha)

Më pas thirrjes iu përgjigj edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“Edhe unë mbështes Vjosa Park Kombëtar Tani! Faleminderit Leonardio Di Caprio dhe të gjithë aktivistëve në mbrojtje të natyrës tonë dhe të burimeve natyrore nga duart e qeverisë”, shkruante Kryemadhi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Dje reagoi edhe Presidenti, Ilir Meta duke iu bashkuar thirrjes së aktorit të njohur.

Lexo edhe :  Përballë Berishës, koha që Basha të bëjë betejën e jetës!

E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues, shkruante Meta në statusin e tij ne Twitter.

 

Ndërsa akoma nuk kemi një reagim nga kryeministri i vendit, Edi Rama që mesa duket i kushton vëmedje look-ut të tij duke postuar një rells në Instagram ditën e sotme. Edi Rama me siguri e di veten më të rendesishëm se Di Caprio, sepse kështu e konsiderojnë Taulanti me Elisen. Disa servilë madje e kanë cilësuar edhe Odise.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Ai shfaqet duke u qethur te berberi në modelin qeros të ushtarit, pra zero dhe nuk begenis  ti përgjigjet thirrjes se Di Caprios që në fund të ditës e bën të gjithë këtë për një kauzë që duhet të na shqetësojë te gjithëve.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas