Kryesore

Thirrjet për bashkim në PD, Oketa: Të rikthehen ish-funksionarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 27/09/19 |
mapo.al

Ish-zv/kryeministri Gazment Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur rotacionin politik. Në një intervistë për ABC News, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.






Gazment Oketa vendosi të thyejë vendimin e tij dhe u kthye një vit më parë në shtëpinë e tij të parë politike. Ish-zv/kryeministri, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë demokratë të rikthehen për ta bërë sërish fituese forcën e tyre politike.


Partinë Demokratike e këshillon të aktivizojë funksionarët e saj të lartë për të negociuar me ish-funksionarët e saj, duke e parë si jofunksionale ftesat mediatike. Ftesën e ka edhe për ish-kryetarin e forcës së tij politike, Bamir Topi aktualisht kryetarin e Frymës së Re Demokratike.







Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë. Opozita e bashkuar është në fazën finale të përgatitjes së një platforme për daljen nga kriza ku demokratët do të japin alternativën e tyre qeverisëse përballë shqiptarëve.




Një ditë më parë, Grida Duma deklaroi për A2 CNN se “luajaliteti është vlerë, por PD nuk duhet të përjashtojë asnjë kontribues”.



“Na ndan shumë pak kohë nga momenti kur ne do të jemi në garën elektorale. Vërtet po e ndërtojmë mundësinë dhe mundësinë do ta rikthejmë në realitet”.

“Për mua, në një parti të caktuar, element themelor është luajaliteti. Ne, si parti e madhe, duhet të sigurojmë votën edhe për ata njerëz që duhet të gjykohen apo jo. Për tej kësaj gjëje përgjegjësia është individuale”.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas