Aktualitet

Thuajeni të vërtetën deri në fund, jo si skutha!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 07/11/21 |
Artan Fuga

Politika përtej propagandës!






Thuajeni të vërtetën deri në fund, jo si skutha!


Nuk është vetëm zoti Berisha që përdor qytetarët, gra, burra, të rinj të zhgënjyer deri në kockë, por janë edhe zonjat dhe zotërinjtë qytetarë në foltore që përdorin zotin Berisha për të marrë hakun ndaj zhgënjyesve.







Reciprocitet!




Kjo e dyta më intereson shumë. Por, analistat e harrojnë.



Po ashtu, thuajeni të vërtetën deri në fund, nuk është vetëm zoti Berisha që ka prodhuar zotin Basha në 2005, por është edhe zoti Basha që e ka shlyer borxhin ndaj tij, prej vitesh ai prodhoi me gjithçka ka bërë në këto 15 vite zotin Berisha të foltoreve.

Ka analistë që e fshehin!

Thuajeni të vërtetën deri në fund. Me shkarkimin e ushtarëve të vet, zoti Basha që mendon se po spastron partinë nga armiqtë, po furnizon zotin Berisha me oficerë!

Çdo përjashtim është një integrim në krahun tjetër.

Se e vërteta është edhe më e hidhur akoma. Media censuron foltoret, ndërkohë njerëzit e foltoreve i përbuzin mediat, nuk i ndjekin fare. Eshtë dialog pa komunikim, audiencat dhe mediat janë dy planete që nuk takohen askund!

Mirë Partia Demokratike, mirë Kuvendi, po përse janë “çmendur” disa media që manipulojnë informacionet? Cfarë i pickon në të ndejtura!

Thuajeni të vërtetën troç, foltoret janë nën ndikimin e pasioneve politike, por edhe partia demokratike në Kuvend çon nisma ligjore krejtësisht nën presionin psikologjik çorientues të foltoreve, bën marrëzira pasionante dhe patetike.

Thuajeni të vërtetën, zonjat dhe zotërinjtë deputetët socialistë nuk dinë si ta lexojnë shefin e tyre: Zoti Rama gëzohet apo hidhërohet, nga trëmbja e zotit Basha nga zoti Berisha, apo nga furia e zotit Berisha përpara zonjave dhe zotërinjve pjesëmarrës që e brohorasin!

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas