Politika

‘Thumbi’ i Ditmir Bushatit, tallet me qeverinë për dokumentin zyrtar

Pas Komisionit të Ligjeve, edhe Komisioni i Jashtëm miratoi protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.


Por ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kritikuar dokumentin e qeverisë. Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pasi ka dëgjuar përfaqësuesit e qeverisë në Komision, Bushati tha: “nuk flasim as për sasi dhe as për prezencë shqiptarësh, flasim për shqiptarët si një nga dy komunitetet shtetformuese në Shkup”.

Po ashtu Bushati në fjalën e tij shtoi se qeveria mund të ketë bërë ndonjë lapsus në dokumentin që i ishte dërguar komisionit për të miratuar, pasi është ngatërruar me procedurat që ka procesi i anëtarësimit në BE.

“Duke nisur nga konstatimi në relacion ku flitet për Maqedoninë vend kandidat në NATO, pas samitit të Uashingtonit, besoj se është një lapsus. Është ngatërruar mbase me procedurat që ka procesi I anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas