Mjeshtri Kapexhiu ka goditur me punimin e radhës. Ai ka thumbuar Ramën, lidhur me ndihmat me pikatore që po jep për ekonominë në këto ditë të vështira.
Rama është akuzuar nga opozita dhe nga mediat se nuk po e lëshon buxhetin që ka për kontratat me oligarkë, sic cilësohen përfituesit e thelave të mëdha.
Nisur nga kjo, Kapexhiu nxjerr kryeministrin me një qese të vogël për ekonominë, teksa thesin e madh e ruan me fanatizëm për vete.