Aktualitet

Thumbi i radhës, Braçe përmend Nënë Terezën dhe flet për sarajet e oligarkëve…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 06/09/21 |
mapo.al

Administrata shtetërore sot është pushim. 5 shtatori, dita e shënjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri, përkoi me të dielën e pushimit, ndaj edhe zëvendësohet këtë të hënë, 6 shtator.






Kjo ka sjellë edhe një reagim të ashpër të zv/kryeministrit Erion Braçe, i cili shkruan se zyrtarët e shtetit e bëjnë pushimin duke pushuar në sarajet e oligarkëve.


Braçe shkruan se nëse Nënë Tereza do ta parashikonte këtë do vijonte të shërbente për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjt.







“Ta dinte NËNË TEREZA që shenjtërimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e që shërbyesit publik të ZYRAVE do shelleheshin në Palasë tek NAZURI, në Jale tek ÇMENDURIA, në Hamalle tek DALLGA, në gjirin e Lalëzit tek 7 FSHTRAT E LURES apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT!



ME KEMBE NE TOKE!



#Mirëmengjes e punë të mbarë të gjithë atyre që punojnë sot,
nga pastruesit e deri tek infermierë e mjekë në qendrat shëndetësore e spitale“, shkruan Braçe.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas