Marshim paqësor, por në thyerje të orës policore.
Një grup qytetarësh, pas protestës mbrëmjen e sotme po zhvillojnë një marshim homazh në nderim të të riut që u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të ditës së djeshme nga policia.
Marshimi nisi nga Kryeministria dhe do të përfundojë në shtëpinë e Klodian Rashës.
Qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshaj.