216, 350 euro është shuma totale e gjobës që Paneli Zgjedhor i Ankesave në Kosovë, ka vendosur ndaj partive politike për thyerje të heshtjes zgjedhore në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (14 shkurt).
Ky institucion ka shqyrtuar të gjitha ankesat e drejtuara kundrejt subjekteve garuese, dhe kështu ka marrë vendimin të gjobisë PDK me 66.100 euro, AAK me 52.750 euro, LVV me 44.700 euro, LDK me 28.600 euro, Nismën Socialdemokrate me 22.000 euro dhe Listën Serbe me 2.200 euro.
Sipas mediave kosovare, Paneli i Ankesave në Kosovë ka shqyrtuar 148 ankesa, nga ku 119 prej tyre ishin të bazuara, 8 të pabazuara, 13 të palejuara, 5 përtej afatit, ndërsa 1 ankesë është tërhequr.