Aktualitet

Thyen karantinën dhe niset drejt Greqisë, gjobë 700 mijë lekë të infektuarit me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 27/10/20 |
mapo.al

Në Gjirokastër është ndëshkuar me masë administrative 700 000 lekë, një 41-vjeçar nga Mallakastra, i cili ka tentuar të kalojë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, duke qenë i infektuar me COVID-19.


Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P. N., pasi në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, ne kundërshtim me masat anticovid.


Në Durrës është ndëshkuar me masën 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare.



Gjithashtu, është ndëshkuar më masë administrative 1 milion lekë shtetasi E. B., pasi ka mbajtur hapur lokalin në pronësi të tij, në lagjen nr. 7, Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Lexo edhe :  Imzot Frendo mposht koronavirusin, del nga spitali

LEXO EDHE: 


Nuk mbanin maskën anti-Covid, gjobiten 621 qytetarë (VIDEO)


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas