Aktualitet

Thyen xhamat e lokalit dhe kërcënuan pronarin, arrestohen 2 persona në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 19/01/21 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi kanë thyer xhamat e një lokali dhe kanë kërcënuar pronarin.





Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, të Durrësit, ndërsa dy të arrestuarit janë identifikuar me inicialet Dh. Gj., 40 vjeç, dhe K. T., 28 vjeç, të dy banues në Kuçovë.


Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Kanosja”. Aktualisht dy të arrestuarit akuzohen për “Kanosja” dhe “Shkatërrim prone”.




Gjithashtu. autoritetet kanë proceduar penalisht për veprën penale “Deklarimi i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”, shtetasit A. I., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.


Bëhet me dije se pas ngjarjes, shtetasit e arrestuar janë larguar së bashku me shtetasit A. I. dhe E. Rr., me mjetin e këtij të fundit, por janë kapur nga shërbimet e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :  Basha në familjen e zhgënjyer nga PS: 25 prilli është dita juaj, kemi plane

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas